Aksidenti në Gjakovë, Policia aksidentohet me veturën e cila po transportonte një person që dyshohet se ishte vetëvrarë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Gjakovë ku një veturë e policisë ka përfunduar jashtë rrugës. Kjo e fundit ishte në përcjellje të një veture tjetër e cila po e barte një person që dyshohet se ishte vetëvrarë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, e cila ka zbardhur detaje shokuese për aksidentin ku të lënduar mbetën dy zyrtarë policorë dhe një person tjetër.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës”.

“Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar)”.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”.

Nga pamjet që ka siguruar Gazeta Sinjali shihet se vetura e Policisë ka përfunduar jashtë rrugës duke rënë në një kanal.