Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sherri të dhunshëm në Leipzig të Gjermanisë.
Mediat vendase raportojnë se policia ka nisur hetimet për vrasjen e shqiptarit pasi ai u gjet i plagosur rëndë në rrugën pranë Otto-Runki-Platz të shtunën në mbrëmje rreth orës 23:30.
39-vjeçarit shqiptar iu dha ndihma e parë në vendngjarje, por pasi iu nënshtrua plagëve të marra humbi jetën në spital.
Sipas zëdhënëses së policisë, paraprakisht ka pasur një përleshje fizike, por është e paqartë nëse vendi ku u gjet shqiptari ka qenë edhe vendi i krimit. Për momentin nuk ka asnjë të arrestuar pasi nuk dihet nëse ka qenë një autor apo disa. Shkaku i sherrit të dhunshëm gjithashtu mbeti i paqartë për momentin.
Zona e Eisenbahnstrasse në cep të Konstantinstrasse në rrethin Neustadt-Neuschönefeld ishte e mbyllur deri pas mesnate. Policia ka siguruar provat në vendngjarje, po merr në pyetje dëshmitarët e mundshëm dhe po kontrollon kamerat në zonë për të parë nëse ka pamje të ngjarjes së rëndë.