Përplasen dy automjete në Shkodër, lëndohet 7-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar rreth orës 10:00 në rrugën “Lin Deliaj” në Shkodër.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë është lënduar një 7-vjeçar.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.