Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, kapen në flagrancë dy vajza 25-vjeçare

Pas hetimit 4 mujor, policia ka zbuluar “folenë” e prostitucionit në Durrës, duke vënë në pranga tre persona, ndërsa tre të tjerët janë shpallur në kërkim.

Veprimtaria kriminale ushtrohej në një apartament të marrë me qira në lagjen nr.1 në Durrës, i përshtatur nga shtetasit me inicialet A. R., 33 vjeç, M. R. 30 vjeç, dhe A. S., 42 vjeç, për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., 25 vjeçe, F. P. 25 vjeçe dhe K. M. 24 vjeçe.

Në pranga ranë dy vajzat 25-vjeçare, me inicialet M. D. dhe F. P., dhe shtetasi A. R., 33 vjeç të tre banues në Tiranë për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim. Ndërsa tre të tjerët janë në kërkim, përkatësisht shtetasit me inicialet A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, gjithashtu banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar

Durrës/Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni i koduar “Rent”.

Zbulohet në lagjen nr. 1, Durrës, një ambient i marrë me qira, i përshtatur për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 3 të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shfrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R., 33 vjeç, M. D., 25 vjeçe dhe F. P., 25 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Durrës, në ambientin e marrë me qira, që ishte përshtatur nga shtetasit A. R., M. R. dhe A. S., për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., F. P. dhe K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.