Aksident në punë, bie nga lartësia punëtori i firmës së ndërtimit

Një aksident në punë ka ndodhur në fshatin Bradashesh, në Elbasan, ku punëtori i firmës së ndërtimit ka rënë nga lartësia.

Dyshohet se shtetasi me inicialet L.B., 54 vjeç ka rënë gjatë punës për rikonstruksionin e një godine.

I lënduari është dërguar në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve.