Ish konkurrentja e Për’puthen, Alba Pllozhani, pjesë e panelit të “Trotuar” në E Diell tha se janë kthyer në fenomen tradhtitë në çift.
Ajo tha se në çdo qytet ka gra apo burra të martuar me të dashur.
“Pse diskutojnë për anën vizuale dhe nuk diskutojnë për tema që ka gra të martuara, kanë edhe të dashur fshehtas, ose ka burra të martuar dhe që kanë të dashura fshehtas, ne të gjithë e dimë që ky fenomen është kudo ku shkojmë, në çdo lloj qyteti, në çdo lloj shteti”, tha ajo.