“Gëzuar ditëlindjen mami”, qytetarja gjen dhuratën e dy të rinjve, do t’ua kthejë

Pavarësisht lajmeve që dëgjojmë çdo ditë, për vjedhje, plagosje, vrasje apo sherre, në Shqipëri kanë mbetur ende njerëz të mirë.

I tillë është edhe rasti i një qytetareje e cila ka gjetur dhuratën e humbur të dy të rinjve.

Qytetarja ka treguar për JOQ ALBANIA se mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës 21:30, te zona e Malajzianit, ka gjetur një pako me një shënim përmbi.

Ajo thotë se pakoja ka rënë nga makina e të rinjve dhe që prej asaj nate ka tentuar të kontaktojë me ta, por nuk ia ka dalë.

Duke mos pasur informacione të tjera për pronarët e pakos, përveç shënimit, qytetarja hapi pakon dhe zbuloi se aty kishte një blerje të bërë në Intersport Casa Italia.

Qytetarja ka kërkuar ndihmë nga dyqani për të identifikuar blerësit dhe ka arritur të marrë një foto që tregon personat që kanë bërë blerjen.

Tani ajo dëshiron që pakon t’ua kthejë sërish atyre pasi ishte një dhuratë për mamanë e tyre.

Mesazhi i qytetares:

Si jeni Ketyre ju ka ren nje pako Desha te ua kthej. Spo i gjej kam gati 3 qe po pyes njerz mos i njohin e spo i gjej. Siper pakos ishte ky shenim

Te kompleksi malezian kthesa kamzen me 31 korrik ne oren 21:30. Te me kontaktojn nese shohin postimin

Une isha duke ik shpi kaloi makina dhe e kishin harru siper makines e ju ra ne toke un hapa pakon meqe nuk kishte info me shum dhr pash qe kishin ber nje blerje te intersport casa italia Dhe pyta te dyqani dhr me dhan kte foto se kush e kish ber blerjen. Ja biseda qe kam ber me dyqanin