Hodhi të atin nga shkallët pasi i vrau të ëmën me sopatë, 40-vjeçari: Ishte aksident!

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas tragjedisë së dyfishtë të ndodhur të martën në mëngjes në Konispol. Ngjarja ishte një konflikt që rezultoi fatal brenda një familjeje të zonës.

Hysen Islamaj, 69 vjeç, debatoi verbalisht me bashkëshorten e tij, Shano Islamaj, 66 vjeç dhe e sulmoi atë me sëpatë. Kjo e fundit gjeti vdekjen për shkak të plagëve të marra gjatë sulmit.

Pas kësaj, djali i tyre, Klementin Islamaj, u kthye në banesë dhe u përball me të atin në shkallët e shtëpisë. Në përplasjen që pasoi, dyshohet se Klementini e shtyu të atin nga shkallët, çka rezultoi në vdekjen e menjëhershme të tij. Sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, ai nuk kishte qëllim të vriste të atin, duke e përshkruar incidentin si aksidental.

“Unë nuk doja ta vrisja, ishte një ngjarje aksidentale,”-ka deklaruar 40-vjeçari para policisë.