Aksident i rëndë në Elbasan-Cërrik, trajleri me skrap zë poshtë një makinë

Aksident i rëndë në Elbasan-Cërrik, trajleri me skrap zë poshtë një makinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cërrik.

Sipas raportimeve një trajler me skrap është përmbysur dhe ka zënë poshtë një autoveturë. Dyshohet se ka persona të plagosur, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për largimin e trajlerit nga rruga dhe nxjerrjen e personave nga autovetura që mbeti poshtë automjetit të tonazhit të rëndë.