Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen dy persona (FOTO)

ELBASAN- Një aksidenti është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd. Mësohet se nga aksidenti janë plagosur lehtë dy persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 ndërsa janë përfshirë dy automjete të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë, ndërsa dy personat që mbetën të dëmtuar u dërguan për mjekim dhe kontrolle mjësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.