Babai i tyre po merrte certifikatat e lindjes, binjakët 4 ditësh vriten nga një sulm izraelit në Gazë - Lajme

Babai i tyre po merrte certifikatat e lindjes, binjakët 4 ditësh vriten nga një sulm izraelit në Gazë

Binjakët e porsalindur u vranë të martën nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës derisa babai i tyre ndodhej në qendrën komunale për t’i regjistruar ata. Asser, djalë, dhe Ayssel, vajzë, ishin vetëm katërditor kur babai i tyre Mohammed Abu al-Qumsan, shkoi për t’i marrë certifikatat e lindjes së tyre.

Derisa ai nuk ndodhej aty, fqinjët i telefonuan për t’i treguar se shtëpia e tij në Deir al Balah ishte bombarduar. Në sulm u vranë edhe bashkëshortja e tij dhe gjyshja e binjakëve. “Nuk e di çfarë ndodhi. Më thanë se ishte një predhë që goditi shtëpinë”, tha ai. “Nuk pata kohë as t’i gëzohem lindjes së tyre”, shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 115 foshnje të porsalindura janë vrarë në këtë vend prej se nisi lufta. Ushtria izraelite thotë se përpiqet ta shmangë dëmtimin e civilëve palestinezë dhe për vdekjen e tyre e fajëson Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – duke thënë se militantët e tij veprojnë në zonat e banimit, nganjëherë duke u strehuar në mesin e civilëve dhe duke kryer sulme nga shtëpi, shkolla, xhami dhe ndërtesa të tjera civile.

Megjithatë, ushtria rrallëherë komenton për sulmet individuale, si pasojë e të cilave vriten shpesh fëmijë dhe gra. Izraeli thotë se synimi i tij është ta shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit, në të cilin militantët nga Gaza u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Pas një rundi këmbimesh në nëntor, Izraeli thotë se edhe 111 pengje po mbahen në Gazë, përfshirë trupat e pajetë të 39 pengjeve. Lufta e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur rreth 40.000 palestinezë dhe më shumë se 91.700 të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.

Më shumë se 1.9 milion e popullsisë së përgjithshme prej 2.3 milionë banorësh e Gazës së paraluftës janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, duke u zhvendosur vazhdimisht nëpër territorin e vogël për t’i ikur luftës./Rel/

Related Posts

Me 23 në orën 14 : 30 një lajm ZYRTAR do të ju ndryshojë JETËN… Paolo Fox paralajmeron “

Me 23 në orën 14 : 30 një lajm ZYRTAR do të ju ndryshojë JETËN… Paolo Fox paralajmeron “

DASHI Ata që duan të flasin për dashurinë gjatë orëve të ardhshme do të jenë të favorizuar. Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim nga e…

Alarm në avionin Athinë-Londër, një pajisje shpërtheu në bord (Video)

Alarm në avionin Athinë-Londër, një pajisje shpërtheu në bord (Video)

Një avion që ishte nisur nga aeroporti i Athinës në drejtim të Londrës është evakuuar me shpejtësi pas shpërthimit të një pajisjeje në brendësi. Fatmirësisht të 236…

Plas sherri në “E Diell”, Shqipja dhe Erjola përplasen keq: Ule zërin! Mos më ndërhy

Plas sherri në “E Diell”, Shqipja dhe Erjola përplasen keq: Ule zërin! Mos më ndërhy

Dy panelistet e rubrikës “Pa filtra” në E Diell, Shqipe Hysenaj dhe Erjola Doçi janë përplasur me njëra-tjetrën duke ngritur tonet e zërit. Shkak u bë tema…

‘Djali më mbante, nusja më godiste me bishtin e fshesës! E dhunoi i biri me nusen, 74-vjeçarja rrëfen tmerrin

‘Djali më mbante, nusja më godiste me bishtin e fshesës! E dhunoi i biri me nusen, 74-vjeçarja rrëfen tmerrin

Disa ditë më parë, një 74-vjeçare denoncoi djalin dhe nusen e djalit se e kanë dhunuar. E moshuara ka rrëfyer për “News 24” tmerrin që ka kaluar,…

Eksploziv banesës në Vaun e Dejës

Eksploziv banesës në Vaun e Dejës

Shpërthim me eksploziv në portën e një banese në Bushat të Vaut të Dejës. ‘Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme…

Vajza i bëri video NJERKUT të saj kur ngelën të dy VETËM. Nëna filloi te bërtas kur e pa videon..

Vajza i bëri video NJERKUT të saj kur ngelën të dy VETËM. Nëna filloi te bërtas kur e pa videon..

Vajza i bëri video NJERKUT të saj kur ngelën të dy VETËM. Nëna filloi te bërtas kur e pa videon.. ⬇️Pamjet jane menjehere ne vazhdim, KLl.K0 PER…