Banorët e Saukut të Ri të revoltuar: “30 vite rrugët e pashtruara dhe premtime të pambajtura” - Lajme

Banorët e Saukut të Ri të revoltuar: “30 vite rrugët e pashtruara dhe premtime të pambajtura”

Në lagjen Sauk i Ri, banorët po përballen me një problem prej shumë kohësh lidhur me infrastrukturën rrugore. Ndërsa Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Arif Hasko” dhe degëzimeve të saj, lagjja në fjalë mbetet jashtë këtij projekti, duke e lënë komunitetin në pritje prej më shumë se 30 vitesh për rregullimin e rrugëve.

Sipas banorëve, edhe pse kanë kaluar dekada pa asnjë ndërhyrje nga ana e shtetit për përmirësimin e infrastrukturës, Bashkia nuk e ka përfshirë zonën e tyre në projektin aktual. Edhe pse ata lidhen drejtpërdrejt me rrugën “Arif Hasko”, pjesa e tyre e lagjes, përfshirë rrugën “Dhimo Dhima”, nuk është planifikuar për t’u asfaltuar dhe kjo neglizhencë ka shqetësuar banorët.

Gjatë fushatave zgjedhore bëhen shumë premtime lidhur me infrastrukturën e lagjes, mirëpo pas përfundimit të zgjedhjeve nuk japin asnjë përgjigje konkrete për situatën. Në fillim, kur kanë nisur punimet për asfaltimin e “Arif Hasko”-s, u kanë thënë banorëve se do të shtrohet komplet lagjja, ndërsa tani justifikohen se nuk kanë mjaftueshëm fonde.

Banorët e Saukut të Ri kërkojnë që projekti të përfshijë të gjitha pjesët e lagjes së tyre dhe që Bashkia të mbajë premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve. Ata apelojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të merren masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje si jeni. A mund ta publikoni ket problem qe kemi ne sauk te ri. Bashkia po shtron rrugen arif hasko dhe degzimet qe ka ajo rrug. Me ket rrug lidhemi dhe ne dhe pjesen posht te lagjes nuk e rregullojn sepse bashkia nuk e ka ne projekt..kemi 30 vjet si lagje dhe asnje her shteti nuk ka vu dor ktu

Kto dit do nisi asfaltimi rruges ..

Po sic duket ne hart arif hasko do shtrohet kto dit se kan 1 vit qe po bejn punime dhe rruga dhimo dhima nuk do shtrohet se bashkia thon nuk e ka ne projekt

Vetem kur jan per zgjedhje vin per te kerku votat dhe pastaj nuk pergjigjen me..

Kur kan ardh per rrugen thab qe do behet komplet lagja.. tani thon nuk ka fond… ku te ankohesh? Kto ashtu si te presin ashtu te percjellin dhe ate japin zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR

TË NGJASHME
JoqAlbania
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Prokuroria nis procedimin penal, akuzat ndaj të dyshuarve
JoqAlbania
Banorët e Saukut të Ri të revoltuar: “30 vite rrugët e pashtruara dhe premtime të pambajtura”
JoqAlbania
Nëna braktis fëmijët dhe shkon të jetojë në stan me të dashurin që njohu në TikTok
Më të Lexuarat
Përtej kufijve të jetës dhe vdekjes, shkencëtarët zbulojnë “gjendjen e tretë” të qelizave
Durrës/ Dy vajza sherr me njëra-tjetrën në qendër të qytetit
Pronar i një kompanie ndërtimi: Kush është 58-vjeçari që tentoi të vrasë Trump me kallashnikov?

29-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në Santorini

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……