Detaji shokues që jep Policia pas kontrollit të çantës së Elis Rroshkodolit. Babai i vrarë në ;97. Kishte ndryshuar edhe mbiemrin - Lajme

Detaji shokues që jep Policia pas kontrollit të çantës së Elis Rroshkodolit. Babai i vrarë në ;97. Kishte ndryshuar edhe mbiemrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, ku dyshohet se një person ka vrarë me armë zjarri 36- vjeçarin Elis Rroshkodoli.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Kjo hedh dyshime se viktima mund t’i druhej një atentati, ose ishte bërë gati për një vrasje…

Mësohet se ai ka ndërruar mbiemrin pasi më parë mbiemrin Haxhija.

Gjithashtu m♪7sohet se babain ia kishin vrarë në vitin 1997.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Related Posts

NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër

NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër

Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve Afër Tokës (NEO), i cili përdor observatorë në mbarë botën për të dalluar objekte hapësinore…

Tr*nditet vendi me mijëra shqiptarë, vd*es në aksident 29-vjeçari shqiptar

Tr*nditet vendi me mijëra shqiptarë, vd*es në aksident 29-vjeçari shqiptar

Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori…

Hamasi: Po përgatitemi për një luftë të gjatë me Izraelin

Hamasi: Po përgatitemi për një luftë të gjatë me Izraelin

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar përgëzoi grupin rebel Houthi të Jemenit për sulmin me raketa ndaj Izraelit dhe tha se i dërgoi një mesazh armikut të tyre,…

Përtej kufijve të jetës dhe vdekjes, shkencëtarët zbulojnë “gjendjen e tretë” të qelizave

Përtej kufijve të jetës dhe vdekjes, shkencëtarët zbulojnë “gjendjen e tretë” të qelizave

Shumica e njerëzve bien dakord se ka dy faza kryesore në përvojën e organizmave të gjallë: jeta dhe vdekja. Natyrisht, midis këtyre dy gjendjeve ka shumëçka që…

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga numri i kërkesave azil për…

Kryente krime duke u kamufluar si turist, shqiptari përfundon në prangat e autoriteteve italiane dhe dëbohet

Kryente krime duke u kamufluar si turist, shqiptari përfundon në prangat e autoriteteve italiane dhe dëbohet

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Siç raportohet shqiptari hiqej si turist dhe jetonte nëpër hotele. Gjithashtu i riu shqiptar është denoncuar nga qytetarët….