“E masakruan, ambulanca u vonua”-flet motra e 42-vjeçarit të vrarë në Pogradec - Lajme

“E masakruan, ambulanca u vonua”-flet motra e 42-vjeçarit të vrarë në Pogradec

Motra e 42-vjeçarit, Egli Proga i cili u vra dy ditë më parë në Pogradec, ka folur këtë të hënë për mediat ku tha se fillimisht për ngjarjen është lajmëruar nga djali i tezes së saj. Ajo tha se në fillim policia i ka thënë se ai është rrëzuar, ndërsa në të vërtet dallohej që ishte dhunuar.

Motra e Progës, tha se atë ditë ai sapo kishte lënë punën dhe nuk kishte asnjë informacion se përse ai u sulmua nga i riu Denis Meçe.

“Na lajmëroi djali i tezes. Vrapova në spital. Ai ishte atje, i masakruar, me mjekët që po i jepnin ndihmën e fundit. Ai ndoshta kishte mbaruar në atë moment, po i bënin elektroshok. Mjekët nuk mundën ta kthenin në jetë. Pyeta se çfarë ka ndodhur, na thanë se ishte rrëzuar, nuk na thanë asgjë që po mblidhnin prova. Nuk e dinim për sherrin. Dallohej qartazi që ishte i dhunuar, dallohej nga mjekët dhe nuk thuhej nga askush që është bërë një vrasje.

E kanë vrarë, e kanë masakruar, e kanë hedhur në rrugë dhe e kanë lënë. Ambulanca është vonuar gjysmë ore. Policia nuk pranonte që ta lëviznin pa ardhur ambulanca. Egli ishte njeri i qetë, ai sa ka mbyllur punën, nuk e di çfarë ka ndodhur atë e kanë kthyer e më pas e kanë vrarë. Kjo është vrasje nga të gjitha anët, nuk është një vrasës. Duam të hetohet çdo gjë në detaje, çdokush që e ka parë kur është masakruar një i pambrojtur”,-tha motra e Egli Progës.

Fillimisht u raportua se 42-vjeçari në gjendje të dehur ishte rrëzuar në rrugë dhe nuk i kishte mbijetuar dot plagëve të marra.

Por, pas hetimeve, u zbulua se ishte dhunuar nga i riu, Denis Meçe. Ky i fundit u konfliktua fizikisht me Egli Progën dhe më pas është larguar. Proga është gjetur i shtrirë në rrugë dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë dëmtimeve të marra.

Ndërkohë 29-vjeçari është vendosur në prangat e policisë së bashku me tre persona të tjerë, Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, që akuzohen për moskallëzim krimi.

“E masakruan, ambulanca u vonua”-flet motra e 42-vjeçarit të vrarë në Pogradec

Related Posts

Me 23 në orën 14 : 30 një lajm ZYRTAR do të ju ndryshojë JETËN… Paolo Fox paralajmeron “

Me 23 në orën 14 : 30 një lajm ZYRTAR do të ju ndryshojë JETËN… Paolo Fox paralajmeron “

DASHI Ata që duan të flasin për dashurinë gjatë orëve të ardhshme do të jenë të favorizuar. Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim nga e…

Alarm në avionin Athinë-Londër, një pajisje shpërtheu në bord (Video)

Alarm në avionin Athinë-Londër, një pajisje shpërtheu në bord (Video)

Një avion që ishte nisur nga aeroporti i Athinës në drejtim të Londrës është evakuuar me shpejtësi pas shpërthimit të një pajisjeje në brendësi. Fatmirësisht të 236…

Plas sherri në “E Diell”, Shqipja dhe Erjola përplasen keq: Ule zërin! Mos më ndërhy

Plas sherri në “E Diell”, Shqipja dhe Erjola përplasen keq: Ule zërin! Mos më ndërhy

Dy panelistet e rubrikës “Pa filtra” në E Diell, Shqipe Hysenaj dhe Erjola Doçi janë përplasur me njëra-tjetrën duke ngritur tonet e zërit. Shkak u bë tema…

‘Djali më mbante, nusja më godiste me bishtin e fshesës! E dhunoi i biri me nusen, 74-vjeçarja rrëfen tmerrin

‘Djali më mbante, nusja më godiste me bishtin e fshesës! E dhunoi i biri me nusen, 74-vjeçarja rrëfen tmerrin

Disa ditë më parë, një 74-vjeçare denoncoi djalin dhe nusen e djalit se e kanë dhunuar. E moshuara ka rrëfyer për “News 24” tmerrin që ka kaluar,…

Eksploziv banesës në Vaun e Dejës

Eksploziv banesës në Vaun e Dejës

Shpërthim me eksploziv në portën e një banese në Bushat të Vaut të Dejës. ‘Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme…

Vajza i bëri video NJERKUT të saj kur ngelën të dy VETËM. Nëna filloi te bërtas kur e pa videon..

Vajza i bëri video NJERKUT të saj kur ngelën të dy VETËM. Nëna filloi te bërtas kur e pa videon..

Vajza i bëri video NJERKUT të saj kur ngelën të dy VETËM. Nëna filloi te bërtas kur e pa videon.. ⬇️Pamjet jane menjehere ne vazhdim, KLl.K0 PER…