E rëndë: Lanë djalin autik në makinë dhe vdiq nga vapa, arrestohet çifti shqiptar në Greqi - Lajme

E rëndë: Lanë djalin autik në makinë dhe vdiq nga vapa, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Një 23 vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjec, i cili ishte pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……