Bora Zemani ka emocionuar ndjekësit dhe fansat e saj me një postim të ditës së djeshme.
Moderatorja ka treguar se është bërë plot një vit nga nisja e “5 herë jo”, premiera e të cilit u shfaq në dhjetor.
Bora ka ndarë disa fjalë zemre me ndjekësit e saj lidhur me këtë projekt ambicioz, siç e quan ajo si dhe ka ndarë gjithë emocionet e saj përmes fjalëve dhe fotove të prapaskenave, në një prej tyre ku shihet Bora e përlotur.