Fotot do t’ia nis gruas tënde, 41-vjeçarja shantazhon të moshuarin dhe i merr 50 mijë euro (EMRI-FOTO) - Lajme

Fotot do t’ia nis gruas tënde, 41-vjeçarja shantazhon të moshuarin dhe i merr 50 mijë euro (EMRI-FOTO)

Një 71-vjeçar nga Prishtina, ka tentuar t’i japë fund jetës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që i kishte shkaktuar një lidhje jashtëmartesore, me një grua shumë më të re në moshë.

I moshuari kishte një raport intim me një 41-vjeçare, e cila kohët e fundit kishte nisur t’i bënte shantazh për marrje të pasurisë.

Gruaja e kërcënonte se do t’i publikonte fotot intime me të dhe në këmbim ka përfituar shuma të konsiderueshme parash.

“Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar shtetasja 41-vjeçare, e cila dyshohet se ka shantazhuar një shtetas se do ‘ti publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arritur që të marrë nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mediat në Kosovë, shkruajnë se policia ka arrestuar 41-vjeçaren Leonora Gashi.

Dyshohet se shuma e parave që shtetasja në fjalë, i kishte marë të moshuarit nën kërcënim se fotot intime do t’ua dërgonte familjarëve, shkojnë deri në 50 mijë euro.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbulojë detaje në lidhje me të apo personat e afërm të tij që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe në këtë mënyrë e detyron personin e tillë të kryejë apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vite.

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……