Gjendet pa dokumente një person në Rahovec, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar - Lajme

Gjendet pa dokumente një person në Rahovec, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të mitur me nevoja të veçanta, i cili është gjetur në fshatin Xerxë të Rahovecit.

Sipas njoftimit nga Policia, fëmija është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec më 24 korrik 2024 rreth orës 13:30, pasi është gjetur i vetëm dhe pa asnjë dokument identifikimi.

“Me datën 24.07.2024 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Rahovec është shoqëruar një person, në dukej i mitur, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi. I njëjti duket se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese.

Edhe përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij. Andaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizimin e prokurorit të shtetit lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personi të paraqitur në fotografi”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për identitetin, adresën apo ndonjë informacion lidhur me personin e paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit ‘lajmëro policinë’, e-mail [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor”.

Related Posts

Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri?

Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri?

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq ditën e djeshme në “prime time” në T7 në Itali në një intervistë me gazetarin italian Federico Markoni. Mes të tjerash,…

‘Alarmohet’ Elbasani/ Zhduken tre fëmijë të mitur nga qendra sociale, policia vihet në kërkim

‘Alarmohet’ Elbasani/ Zhduken tre fëmijë të mitur nga qendra sociale, policia vihet në kërkim

Tre fëmijë të mitur janë zhdukur nga një qendër sociale në Elbasan. Ka qenë përgjegjësi i kësaj qendre, 37-vjeçari R. P., që ka kallëzuar në polici se…

Vajtimet për Gertin, nuk përmbahet Murrizi: Hipokrizi e pështirë nga njerëz që as e njihnin, bëjnë romane prekëse!

Politikani demokrat Myslim Murrizi ka bërë një reagim për të gjithë ata që kanë shkruar “romane” për ikjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, duke i konsideruar hipokrizi…

Gjatë funeralit, rrufeja goditi papritmas arkivolin. Ajo që ndodhi më pas është e pabesueshme !!

Gjatë funeralit, rrufeja goditi papritmas arkivolin. Ajo që ndodhi më pas është e pabesueshme !!

Gjatë funeralit, rrufeja goditi papritmas arkivolin. Ajo që ndodhi më pas është e pabesueshme!! Video me poshte! Hap dhe SHlK0!

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….