“Isha cak i Fatonit, nuk e vrau rusin”, avokati zbulon plagosjet e sulmin me mitraloz (VIDEO) - Lajme

“Isha cak i Fatonit, nuk e vrau rusin”, avokati zbulon plagosjet e sulmin me mitraloz (VIDEO)

Avokati Gaxmend Halilaj ka folur për përvojat e tij që i pati kur ishte zyrtar policor me Faton Hajrizin, i cili ishte i burgosur në Smrekonicë dhe ishte larguar nga aty, i njëjti thuhet se është vrarë nga policia serbe për shkak se kishte vrarë një polic të Serbisë.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, Halilaj ka theksuar se Hajrizi kishte bërë një mori krimesh, duke përmendur edhe rastet kur gjatë arratisjes së tij kishte gjuajtur me armë një mori të zyrtarëve policorë.

“Kemi qenë në detyrë në vitin 2007, kur është arratisur nga burgu i Dubravës, jashtë burgut atë e ka pritur armatim i madh, përfshirë edhe zolla.

Data 10 shtator 2007, ai ka ardhë në Drenas e ka grabitur argjendarinë në 63 mijë euro vlerë ari.

E ka plagosur me mitraloz pronarin, i cili ka vdekur, i ka plagosur dy zyrtarë policorë në Drenas, na ka gjuajtur të gjithëve me mitraloz”, ka thënë Halilaj.

Më tej, Halilaj ka thënë se Hajrizi nuk e kishte vrarë ushtarin rus, për të cilin ishte dënuar tetëvjet burgim.

“Çështja e rusit, ai nuk e ka vrarë se është rus, ai e ka vrarë sepse ia ka vjedhur armën. Atë nuk e ka gjuajtur hiç Faton Hajrizi, ai është gjuajtur nga një person tjetër dhe është plagosur nga një person tjetër, nuk dua të japë emër. Pastaj në përpjeke për ta quar qytetarët në spital ai ka vdekur. Ai vetëm ia ka vjedhur armën”, ka thënë Halilaj. /Klankosova.

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……