‘Kolonia’ – Policia me operacion antidrogë: Arrestohen tre persona, konfiskohet drogë në vlerë 40 mijë euro - Lajme

‘Kolonia’ – Policia me operacion antidrogë: Arrestohen tre persona, konfiskohet drogë në vlerë 40 mijë euro

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar për një operacion antidrogë që është zhvilluar, ku janë arrestuar tre persona dhe është konfiskuar drogë në vlerë 40 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.

Policia ka njoftuar edhe për provat që ka gjetur në bastisjet e bëra, përfshirë këtu shuma të ndryshme parash.

Komunikata e plotë:

Operacioni i antidrogës “Kolonia” vë në pranga tre persona të dyshuar dhe konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Prishtinë, më 15 shtator 2024

Policia e Kosovës përmes zyrtarëve të saj të njësive të antidrogës në luftën e pa kompromis kundër personave të dyshuar që merren me substanca të dyshuara narkotike dhe gjatë angazhimeve operative në teren ka siguruar informata të rëndësishme se disa persona në bashkëveprim janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme.

Pas një pune hetimore disa mujore, me datë 14.09.2024 në rastin e koduar me emrin “Kolonia” Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë) ka realizuar një operacion policor, ku fillimisht rreth orës 17:30 në rrugën e Pejës, më saktësisht afër rreth rrotullimit në Fushë Kosovë është ndaluar vetura Golf 7 me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (D.E.), dhe menjëherë është proceduar me operacionin, ku Policia ka shkuar në bastisje në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe gjatë bastisjes/kontrollit janë gjetur dëshmitë apo provat materiale si në vijim:

∙(17) paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë

(8) kilogram e (471.5) gram,

∙(11) paketime të dyshuara për narkotik të llojit kokainë me peshë (59.3) gram,

∙(92) tableta të dyshuara për narkotik të llojit Extazi me peshë (47.3) gram,

∙(1) peshore digjitale e cila shërben për matjen në sasi të vogla dhe

∙(4800) katër mijë e tetëqind euro para të gatshme që dyshohen që janë përfituar nga shitja e narkotikëve .

Në vazhdën e operacionit të lartcekur është realizuar kontroll në të njëjtën hyrje të objektit në një banesë tjetër pronë e të dyshuarit të dytë me iniciale (Sh. O.), ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi tjera si më poshtë:

∙(6) paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë (10.5) gram dhe

∙(200) dyqind euro para të gatshme.

Operacioni antidrogë është finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit të tretë me iniciale (B.I.) dhe nga i njëjti është konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se është bërë transportimi i substancave narkotike.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia e forenzikës Ragjionale në Prishtinë, të cilët kanë bërë fotografimin, evidentimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive si provë materiale .

Të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Departamenti i krimeve të rënda dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit tre (3) të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Hetime tjera të antidrogës janë në proces në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Prishtinë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vendin tonë dhe në veçanti masa të ashpra ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen ndaj personave të dyshuar të

involvuar në abuzimin dhe shitblerjen e substancave të dyshuara narkotike-drogave në përgjithësi.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë informata relevante të bashkëpunojnë sa më shumë me Policinë e Kosovës në parandalimin e rasteve të tilla dhe bashkërisht të krijojmë një ambient më të sigurt për të gjithë, në veçanti për rininë tonë.

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……