Një qytetar ka ngritur zërin për cilësinë e kujdesit shëndetësor në Qendrën Spitalore Marikaj, duke shprehur pakënaqësi mbi mjekimin që ka marrë.
Në një denoncim për JOQ, ai ka deklaruar:
“Ky eshte doktorri i qendrës spitalore Marikaj. Kam marrë mjekim tash tre ditë dhe s’kam asnjë përmirësim. Shkova bëra vizitë tjetër në Vorë dhe mora ilaçe të tjera.”
Sipas qytetarit, pavarësisht mjekimit për tre ditë, gjendja e tij shëndetësore nuk ka treguar përmirësime. Si rezultat, ai ka vendosur të kërkojë një mendim të dytë mjekësor dhe të vizitojë një tjetër qendër shëndetësore në Vorë, ku i janë dhënë ilaçe të ndryshme.
”Më ke dhënë ilaçe tjetër për tjetër, tek mua bën prova”-dëgjohet t’i thotë pacienti mjekut teksa ky i fundit e këshillon të shkojë të vizitohet në Tiranë.