‘Më rrëmbeu vajzën dhe u arratis drejt Shqipërisë! Amerikania denoncon ish-bashkëshortin e saj - Lajme

‘Më rrëmbeu vajzën dhe u arratis drejt Shqipërisë! Amerikania denoncon ish-bashkëshortin e saj

Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, e cila prej katër vitesh jeton në qytetin Bar të Malit të Zi, ka denoncuar në polici se vajza e saj e mitur, Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.

Sipas Shannon Lyn, ish-bashkëshorti i saj ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare.

“Jam njoftuar përmes Ambasadës Amerikane në Podgoricë se i ati ka kërkuar pasaportë për fëmijën në Ambasadën Amerikane në Tiranë”, shprehet si fillim Shannon Lyn për “Primorski Portal”.

“Në Mal të Zi janë duke vazhduar procedurat gjyqësore lidhur me kujdestarinë e vajzës sonë. Gjykata ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar. Vitin e kaluar, në shtator, gjykata e lejoi Thomasin të shihte vajzën tonë dy herë në javë, të martën dhe të premten nga ora 16:00-21:00.

Këtë të drejtë ai filloi ta përdorte vetëm në qershor të këtij viti. Ka ndodhur që ai është vonuar, por ka deklaruar se këto janë arsye objektive, si bllokim trafiku etj.

Deri mbrëmë ai ka njoftuar gjithmonë me telefon. Mirëpo, mbrëmë kur nuk e solli fëmijën, e telefonova, por telefoni i tij ishte i fikur. Gjatë natës pas orës 22:00, shkova në Qendrën e Sigurimit të Bar dhe raportova se fëmija nuk ishte kthyer në shtëpi. Isha shumë e shqetësuar. Kisha frikë se mos e kishte rrëmbyer. Fatkeqësisht, kjo u konfirmua sot në mëngjes”, përfundoi Lyn.

Sipas saj, Ambasada Amerikane në Tiranë u konfirmoi kolegëve të tyre në Podgoricë se e kishin parë fëmijën dhe se ai dukej mirë fizikisht, teksa kjo e fundit raportoi gjithçka në polici dhe Interpol.

Interpolit i takon të urdhërojë Ambasadën Amerikane në Tiranë që të kërkojë ekstradimin e fëmijës gjashtë-vjeçar te nëna në Mal të Zi.

Në deklaratën e saj në polici, Shannon Lyn deklaroi se Thomas Hollenbeck ishte dënuar për disa vepra penale.

Related Posts

Ekspertët “të tmerruar” dhe ky nuk është lajm i mirë: Dallgët oqeanike po rriten si kurrë më parë

Shkencëtarët vërejnë me shqetësim se dallgët oqeanike po rriten, duke u bërë më ekstreme dhe komplekse nga sa është imagjinuar ndonjëherë më parë. Advertisements Një studim i…

“Ishim duke ngrënë bukë”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur

“Ishim duke ngrënë bukë”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur

Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e të shtunës në fshatin Mesul të Pukës. Banesa e shtetasit Ardian Keci i cili ndodhej për kurim në QSUT,…

Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

Bashkia e Hasit në koordinim me Drejtorin e Përgjithshme të Emergjencave Civile kanë akorduar në vlerë monetare dhe materiale ndihma për familjen Lushi, për shkak të tragjedisë…

E rëndë në Bathore/ E moshuara dhunohet nga djali dhe nusja e tij (EMRAT)

Një e moshuar banuese në Bathore, është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. 74-vjeçarja Vjollca Murja, pas dhunës së ushtruar ka denoncuar djalin dhe nusen,…

”Beqarët do kenë mundësi për takime”/ Ja çfarë thonë yjet për ju, e diel 22 shtator

”Beqarët do kenë mundësi për takime”/ Ja çfarë thonë yjet për ju, e diel 22 shtator

Dashi Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku dhe do i shprehni me çdo mënyrë…

Maliq/ I riu përplas me makinë një të mitur 8-vjeç, përfundon në spital

Maliq/ I riu përplas me makinë një të mitur 8-vjeç, përfundon në spital

Maliq-Nje 22-vjecar ka perplasur sot me makine tip “Mitsubishi”, nje te mitur 8-vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:20, ne fshatin Vreshtas. Fëmija është transportuar në në…