Morën 5 dhoma në hotelin luksoz, 6 persona gjenden të vdekur në Tailandë. Mjekët: Njëri prej viktimave i helmoi të gjithë me cianid në çaj - Lajme

Morën 5 dhoma në hotelin luksoz, 6 persona gjenden të vdekur në Tailandë. Mjekët: Njëri prej viktimave i helmoi të gjithë me cianid në çaj

Cianidi është gjetur në gjakun e të gjashtë personave që vdiqën në një suitë hoteli luksoz në Bangkok, thonë mjekët pas ekzaminimit të trupave të tyre.

Bazuar në ekzaminimin pas vdekjes, ata thonë se nuk ka “asnjë shkak tjetër” që do të shpjegonte vdekjen e tyre “përveç cianidit”.
Por ata po bëjnë teste të mëtejshme për të përcaktuar “intensitetin” e kimikatit vdekjeprurës dhe për të përjashtuar çdo toksin tjetër.

Hetuesit mjeko-ligjorë kishin gjetur më parë gjurmë cianidi në filxhanët e çajit të përdorura nga viktimat, të gjitha me origjinë vietnameze. Policia dyshon se një nga të vdekurit qëndronte pas helmimit dhe ishte shtyrë nga borxhi dërrmues.

Buzët dhe thonjtë e viktimave ishin kthyer në ngjyrë vjollce të errët që tregon për mungesë oksigjeni, ndërsa organet e tyre të brendshme u kthyen në “të kuqe si e gjakut”, që është një tjetër shenjë e helmimit me cianid, tha profesori Kornkiat

Vongpaisarnsin i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Universitetin Chulalongkorn.
Doktori Chanchai Sittipunt, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, tha se ata ende duhej të zbulonin se sa cianid kishte në gjakun e të ndjerit.

“Por nga ajo që kemi zbuluar – nga vëzhgimi, nga kontrolli i organeve të brendshme, nga gjetja e cianidit në gjak gjatë testit- nuk ka asnjë shkak tjetër që do të ishte faktori që do të shkaktonte vdekjen e tyre, përveç cianidit,” tha ai. gazetarët.
Të vdekurit u gjetën nga punonjësit e hotelit Grand Hyatt Eraëan në kryeqytetin tajlandez të martën në mbrëmje. Hetuesit besojnë se ata kishin vdekur 12 deri 24 orë para se të gjendeshin.

Misteri rreth zbulimit tronditës bëri bujë ndërkombëtare. Kryeministri i Tajlandës Srettha Thavisin urdhëroi një hetim urgjent për rastin, duke theksuar se vdekjet ishin rezultat i një “çështjeje private” dhe nuk kishte asnjë sugjerim për rrezik publik.
Policia atëherë ka filluar të mbledhë dëshimitë për çfarë ka ndodhur.

Dy nga gjashtë viktimat i kishin dhënë hua “dhjetëra milionë baht Thai” njërit prej atyre që u gjendën të vdekur, për qëllime investimi, thanë autoritetet. Dhjetë milionë baht janë me vlerë rreth 280,000 dollarë (215,000 £).

Më herët të mërkurën, zëvendës shefi i policisë së Bangkok, Gjeneral Noppassin Poonsaëat tha në një konferencë për shtyp se grupi hyri në hotel veçmas gjatë fundjavës dhe iu caktuan pesë dhoma – katër në katin e shtatë dhe një në katin e pestë.
Ata ishin planifikuar të dilnin të hënën, por nuk arritën ta bënin këtë.

Katër nga viktimat janë shtetas vietnamezë Thi Nguyen Phuong, 46 vjeç, bashkëshorti i saj Hong Pham Thanh, 49 vjeç, Thi Nguyen Phuong Lan, 47 vjeç dhe Dinh Tran Phu, 37 vjeç.
Dy të tjerët janë shtetasit amerikanë Sherine Chong, 56 vjeç dhe Dang Hung Van, 55 vjeç. Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur ngushëllimet e tij dhe tha se po “monitoron nga afër” situatën. Byroja Federale e Hetimit të SHBA po ndihmon autoritetet tajlandeze në hetim, tha zoti Srettha.
Top Channel

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……