Një vajzë ka shkruar një lajm për nënën e saj që ndërroi jetë nga sëmundja e keqe që iu shkaktua prej një produkti tepër të përdorur nga ne.
Nëna e 6 fëmijëve ishte shumë aktive dhe gjithmonë e gatshme të lumturonte familjarët e saj, nipër, mbesa dhe kushërinj.
Por vetëm disa kohë më parë ajo filloi të kishtë një kollë që nuk dukej aspak e mirë por ajo nuk u ankua kurrë. Një kollë e tillë sipas mjekëve shihej vetëm tek minatorët dhe punëtorët që kanë punuar shumë në ndërtim në pluhurat e kimikateve si asbesti që pastaj u ndaluan pas viteve 1989.
Kështu gruaja 53 vjecare pas mundimesh të gjata u diagnostikua në Janar 2020 me kancer i njohur si mesothelioma pleurale, që u gjet vec tek punëtorët e minierave.
Ky lloj kanceri rritet në mukozën e mushkërive dhe shkaktohej nga ekspozimi i përsëritur ndaj asbestit, një mineral tashmë i ndaluar, shumë toksik që dikur ishte i përhapur në materialet e ndërtimit. Fijet e asbestit mund të thithen në mushkëri, ku ato bllokohen dhe nuk shpërbëhen – duke irrituar shtresën e brendshme të organit dhe përfundimisht duke shkaktuar kancer. Por lajmi i keq ishte se ky nuk shkaktonte simptoma në fazat e hershme, derisa arrinte në fazën ku kishte një si kollë të vazhdueshme, gulçim dhe dhimbje gjoksi.
Vetëm kur familja filloi të shihte njoftime nëpër lajme që lidhnin pluhurin e talkut të Johnson dhe Johnson me formimin e tumoreve, gjërat filluan të kishin kuptim. Ata e kanë hedhur në gjyq kompaninë Johnson & Johnson dhe e fituan atë duke u shpërblyer me 45 milionë dollarë.
Mirëpo zonja në fjalë nuk jetoi për të parë vendimin e miratuar, pasi ajo ndërroi jetë në korrik 2020 – vetëm shtatë muaj pasi u diagnostikua me kancer i cili në atë kohë ishte i paoperueshëm pasi kishte prekur shumë zonë të tjera në trup.
Tashmë kompania J&J ka vendosur të bëjë një nga pagesat më të mëdha në histori për ata pretendime ku pluhuri i pudrës u shkaktoi kancer dhe sëmundje të tjera, dhe ofroi një marrëveshje prej 6.5 miliardë dollarësh për ata që ngritën padi kundër kompanisë së tyre. SHIKO.NEWS