Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi - Lajme

Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

Bashkia e Hasit në koordinim me Drejtorin e Përgjithshme të Emergjencave Civile kanë akorduar në vlerë monetare dhe materiale ndihma për familjen Lushi, për shkak të tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë, ku humbën jetën nga zjarri nënë e bir.

Advertisements

Teksa shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen tragjike të Fatime e Rexh Lushi, Kryetari i Bashkisë Has Miftar Dauti ka deklaruar edhe shumën monetare të ndihmës së ofruar.

“Ka qenë një ngjarje shumë e rëndë. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, unë në 02:05 kam qenë në vendngjarje. Jemi munduar me gjitha mjetet për të shuar zjarrin, por ishte e pamundur. Mbrëmë kemi sjellë ndihmat nga Emergjencat Civile për familjen, për dy viktimat do japim nga 500 mijë lekë të reja. Ne si bashki kemi marrë përsipër edhe heqjen e shpenzimeve të varrimit.

Advertisements

Ka qenë një tragjedi sepse u dogjën edhe nëna edhe djali, duke i pa njerëzit duke u djeg në zjarr dhe s’kishin çfarë të bënin, ishte një rast katastrofë. I uroj ngushëllime familjes, të bëhen të fortë, jeta vazhdon. Shkaku i vërtetë nuk dihet ende, por them se ka qenë nga shkëndija elektrike ose nga një rezistencë e harruar ndezur”, tha Miftar Dauti.

Më 19 shtator nënë e bir humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit.

0

Related Posts

Ekspertët “të tmerruar” dhe ky nuk është lajm i mirë: Dallgët oqeanike po rriten si kurrë më parë

Shkencëtarët vërejnë me shqetësim se dallgët oqeanike po rriten, duke u bërë më ekstreme dhe komplekse nga sa është imagjinuar ndonjëherë më parë. Advertisements Një studim i…

“Ishim duke ngrënë bukë”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur

“Ishim duke ngrënë bukë”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur

Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e të shtunës në fshatin Mesul të Pukës. Banesa e shtetasit Ardian Keci i cili ndodhej për kurim në QSUT,…

E rëndë në Bathore/ E moshuara dhunohet nga djali dhe nusja e tij (EMRAT)

Një e moshuar banuese në Bathore, është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. 74-vjeçarja Vjollca Murja, pas dhunës së ushtruar ka denoncuar djalin dhe nusen,…

”Beqarët do kenë mundësi për takime”/ Ja çfarë thonë yjet për ju, e diel 22 shtator

”Beqarët do kenë mundësi për takime”/ Ja çfarë thonë yjet për ju, e diel 22 shtator

Dashi Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku dhe do i shprehni me çdo mënyrë…

Maliq/ I riu përplas me makinë një të mitur 8-vjeç, përfundon në spital

Maliq/ I riu përplas me makinë një të mitur 8-vjeç, përfundon në spital

Maliq-Nje 22-vjecar ka perplasur sot me makine tip “Mitsubishi”, nje te mitur 8-vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:20, ne fshatin Vreshtas. Fëmija është transportuar në në…

Shkencëtari: Ndërgjegjja njerëzore vjen nga një tjetër dimension

Një teori e re sfiduese sugjeron se ndërgjegjja njerëzore nuk vjen thjesht nga aktiviteti i trurit, por mund të lidhet me dimensione të fshehura në univers. Michael…