“Nivel ordiner! Po më marrin në gojë”- Pasi rrëfeu se ish-drejtori e ngacmoi s*k_suaIisht, spikerja përplaset me moderatoren! Erjona Rusi: Unë jam pr*s_titute mediatike! - Lajme

“Nivel ordiner! Po më marrin në gojë”- Pasi rrëfeu se ish-drejtori e ngacmoi s*k_suaIisht, spikerja përplaset me moderatoren! Erjona Rusi: Unë jam pr*s_titute mediatike!

Moderatorja Erjona Rusi iu është përgjigjur akuzave të spikeres së lajmeve, Kostana Morava, e cili akuzoi autoren e programit “Se Luan Topi” dhe median Top Channel se kanë abuzuar me historinë e saj për klikime, sipas saj, duke hequr pjesët thelbësore të intervistës dhe duke i vendosur një titull ku foli për ngacmimet s*k_suale nga një ish-drejtor.

Prezantuesja, në një intervistë për Wake Up, ka hedhur poshtë pretendimet e spikeres, duke u shprehur se “gabime kam bërë, por s’kam abuzuar”, teksa shtoi se vetë Kostana Morava kishte folur rreth 3 vite më parë për ngacmimin s*k_sual.

“Tek kurthi i titujve biem të gjithë”, u shpreh ajo, duke shtuar se nga intervista janë hequr vetëm disa minuta për shkak të kohës televizive.

Erjona Rusi shtoi se spikerja e lajmeve nuk i kishte thënë që këtë pjesë të intervistës nuk donte të transmetohej, ndërsa theksoi “unë jam prostitute mediatike sipas saj”.

“Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që është vendsour intervistës së saj, njëra prej tyre ishte me ngacmimin s*k_sual, që i rrëfeu në studio. I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish drejtues. Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajon. Ajo e ka cekur më parë dhe unë kur intervistoj me një të ftuar…e kishte prekur tre vite më parë dhe unë nuk mund të lija pa e pyetur.

Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur ne intervistë. Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman’. Kostana kishte disa alternative para se të kalonte te sulmet. Pse s’me telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe.

Unë e kuptoj deri në një fare pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam prostitute mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thojë, “po më ka ngacmuar”. Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën apo mua, po fërkojnë barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm”, tha moderatorja.

Pas intervistës së Erjona Rusit, spikerja reagoi sërish në rrjetet sociale duke e konsideruar “turp pas turpi”, ndërsa shtoi se kjo tregon nivelin, sipas saj, “ekstrem ordiner ku ndodhen”.

Ajo u shpreh se po merret në ekran nëpër gojë, ndërsa pa e ftuar në studio për t’u ballafaquar.

“TURP PAS TURPI PER ERJONA RUSIN DHE TOP CHANNEL. Epo te marresh te besh emision dedikuar meje DUKE ME MARRE NEPER GOJE NE EKRAN pa me marre mua minimumi aty ne studio per tu ballafaquar, tregon hapur dhe publikisht se ne cfare niveli ekstrem ORDINER NDODHEN Erjona Rusi ashtu edhe TCH… Keta gazetare duhet te dine minimumi qe eshte jo vetem jo etike ne gazetari por edhe e kundraligjshme ne kete rast qe te flasesh per tjetrin publikisht pa qene tjetri prezent. Une nuk kam television sic kane keta genjeshtar dhe manipulues te opinionit publik por ama une kam ate qe nuk kane ata. une kam te drejte dhe me kete veprim te sotem e konfirmuan vete se sa shume u ka djegur e verteta qe kam thene“, shkroi ajo.

Në reagimin e saj të parë, Kostana Morava u shpreh se qëllimi që ishte ftuar në atë program ishte të rrëfente sfidat e jetës së saj nga 4 operacionet që ka bërë si fëmijë dhe për vështirësitë e divorcit që ka kaluar.

Mirëpo nga rrëfimi i saj janë hequr 20 minuta dhe janë lënë pjesë që sipas gazetares i intereson Top Channel-it.

Intervista e shkurtuar dhe montuar nga media… “Une i hap zemren dhe tregoj dhimbjet e femijërisë time apo dramës së divorcit ndërsa autorët e emisionit vendosin ti heqin këto pjesë nga intervista e regjistruar dhe publikojnë si temë thelbësore, pa më pyetur fare, çështjen e ngacmimeve s*k_suale. Nuk është vetëm turp por është dhe jo njerëzore,” shkroi Morova në InstaStory.

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……