Parandalohet krimi në familje në Vlorë, kanos gruan dhe qëllon me 'kallash' në ajër! Policia e kap burrin - Lajme

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, kanos gruan dhe qëllon me ‘kallash’ në ajër! Policia e kap burrin

Një 48-vjeçar është arrestuar sot (21 Shtator) nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

I ndaluari është Bujar Ismailaj, kurse ngjarja ka ndodhur në fshatin Akërni. Policia bëri me dije se “ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje”.

Policia ndau edhe pamjet e kapjes, teksa shtriu përtokë të dyshuarin dhe e prangosi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet bënë me dije se i dyshuari pas krimit ka tentuar të arratisej me një makinë, teksa me vete kishte edhe një sasi lënde narkotike, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

I dyshuari gjithashtu ka vënë në rrezik edhe jetët e banorëve të fshatit teksa qëllonte me armën automatike “Kallashnikov”, që e mbante pa leje.

Arrestimi i Ismailajt u bë nga forca “Shqiponja”. Si provë u sekuestrua edhe arma automatike dhe një sasi municioni me fishekë.

“Pas marrjes së njoftimit në orët e mëngjesit (e shtunë, 21 Shtator)se një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në fshatin Akërni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit”, njoftoi policia vendore.

Operacioni u kodua “Strike 22”, kurse dosja me materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme, me akuzat e kanosjes, dhunës në familje, armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Related Posts

Zbulohet tuneli misterioz brenda Piramidës së Gizës

Zbulohet tuneli misterioz brenda Piramidës së Gizës

Një tunel misterioz është zbuluar brenda Piramidës së Madhe të Gizës, i cili mund të ndihmojë në zgjidhjen e një misteri të kahershëm. Me moshën që kanë…

Aksident i rëndë, makina përplas këmbësoren, zbardhen detajet e para

Aksident i rëndë, makina përplas këmbësoren, zbardhen detajet e para

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Biranj Një mjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësore…

‘Jam i befasuar’! Baba Mondi flet për Shtetin Bektashi në Tiranë: Nisma tërësisht e Kryeministrit Rama

“Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj bëri në lidhje me lajmin që qarkullon prej paradites së…

Ekspertët “të tmerruar” dhe ky nuk është lajm i mirë: Dallgët oqeanike po rriten si kurrë më parë

Shkencëtarët vërejnë me shqetësim se dallgët oqeanike po rriten, duke u bërë më ekstreme dhe komplekse nga sa është imagjinuar ndonjëherë më parë. Advertisements Një studim i…

“Ishim duke ngrënë bukë”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur

“Ishim duke ngrënë bukë”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur

Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e të shtunës në fshatin Mesul të Pukës. Banesa e shtetasit Ardian Keci i cili ndodhej për kurim në QSUT,…

Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

Bashkia e Hasit në koordinim me Drejtorin e Përgjithshme të Emergjencave Civile kanë akorduar në vlerë monetare dhe materiale ndihma për familjen Lushi, për shkak të tragjedisë…