Prokuroria e Korçës gjen fajtorin për vrasjen e Eglit: I “pret kokën” policit të patrullës - Lajme

Prokuroria e Korçës gjen fajtorin për vrasjen e Eglit: I “pret kokën” policit të patrullës

Në vijim të hetimeve lidhur me vdekjen tragjike të Egli Progës në Pogradec, Prokuroria e Korçës ka nisur procedimin ndaj një polici patrulle.

Prokuroria e ka akuzuar policin e patrullës për sjellje të papërshtatshme ndaj një të afërmi të viktimës gjatë kohës që ndodheshin në spital, duke i thënë:“Ik mor andej ti pijanec”.

Edhe pse polici i patrullës nuk ka asnjë mundësi për të ndikuar në hetimin e rastit, sepse këtë e bën OPGJ, policia kriminale dhe prokuroria, “koka e tij” është e para që “pritet” pas vrasjes së 42-vjeçarit Eglantin Proga.

Duke përdorur policin si “kurbanin e parë”, Prokuroria po përpiqet të tregojë se fajtorët do zbulohen edhe pse fajin më të madh e ka vetë, pasi i lehtësoi akuzën vrasësit Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”.

Që nga zbardhja e vrasjes pas raportimit të qytetarëve në JOQ ALBANIA e deri më tani, Policia dhe Prokuroria po i hedhin “topin e fajit” njëra tjetrës.

Në fillim ishte akuza e ndryshuar, ndërsa tani në skenë ka dalë edhe “arrestimi” e “vetëdorëzimi” i autorit.

Ka dyshime se këto lojëra fjalësh mes këtyre organeve janë thjesht për të zbehur vëmendjen mbi autorin dhe fajtorët dhe harresën e vrasjes tragjike, ashtu siç ka ndodhur edhe me raste të tjera.

Related Posts

Zbulohet tuneli misterioz brenda Piramidës së Gizës

Zbulohet tuneli misterioz brenda Piramidës së Gizës

Një tunel misterioz është zbuluar brenda Piramidës së Madhe të Gizës, i cili mund të ndihmojë në zgjidhjen e një misteri të kahershëm. Me moshën që kanë…

Aksident i rëndë, makina përplas këmbësoren, zbardhen detajet e para

Aksident i rëndë, makina përplas këmbësoren, zbardhen detajet e para

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Biranj Një mjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësore…

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, kanos gruan dhe qëllon me ‘kallash’ në ajër! Policia e kap burrin

Një 48-vjeçar është arrestuar sot (21 Shtator) nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar me…

‘Jam i befasuar’! Baba Mondi flet për Shtetin Bektashi në Tiranë: Nisma tërësisht e Kryeministrit Rama

“Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj bëri në lidhje me lajmin që qarkullon prej paradites së…

Ekspertët “të tmerruar” dhe ky nuk është lajm i mirë: Dallgët oqeanike po rriten si kurrë më parë

Shkencëtarët vërejnë me shqetësim se dallgët oqeanike po rriten, duke u bërë më ekstreme dhe komplekse nga sa është imagjinuar ndonjëherë më parë. Advertisements Një studim i…

“Ishim duke ngrënë bukë”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur

“Ishim duke ngrënë bukë”, flakët shkrumbojnë banesën në Pukë, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur

Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e të shtunës në fshatin Mesul të Pukës. Banesa e shtetasit Ardian Keci i cili ndodhej për kurim në QSUT,…