“Të moshuarit i lidhnin”, ish-infermierja tregon për TCH trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari: Flinin dy pacientë në një krevat, për të ngrënë u jepnin… - Lajme

“Të moshuarit i lidhnin”, ish-infermierja tregon për TCH trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari: Flinin dy pacientë në një krevat, për të ngrënë u jepnin…

Të ulur pranë njëri tjetrit, kjo është foto e fundit së bashku e dy të moshuarve.

Njëri prej tyre Zyhdi Shehi doli nga azili me pranga në duar, kurse tjetri Virxhil Vesho u nxor i pajetë prej andej, fillimisht u dërgua në një agjenci funerale si një i moshuar që kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale e më pas e përcollën në morg si të vrarë nga shoku.

Kur grupi i hetimit ka zbardhur skemën se çfarë ndodhi në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Ali Visha, dhe kur autori po trajtohet në spitalin psikiatrik me urdhër të Gjykatës, Prokuroria ka administrua përpos kartelave të dy të moshuarve, njëri me sklerozë e tjetri me Parkinson dhe demencë, edhe të dhëna mbi administratorët.

Ajo çka ka kërkuar Prokuroria orët e fundit është sekuestrimi i kartelave të të punësuarve, për të kuptuar nëse plotësojnë apo jo kushtet për të shërbyer si kujdestarë të moshuarish. Nga ana tjetër ka administruar edhe dëshminë e mjekut te punësuar në azilin privat, që u informua nga dy infermieret nën hetim për ngjarjen. Nazmie Mulla dhe Glesantina Saraçin thonë se mbasi e panë të dëmtuar viktimën ato kishin kujtuar se ai ishte rrëzuar aksidentalisht.

“Nuk e vlerësova që duhet ta kontrolloja trupin”, deklaron në dosje mjeku i azilit, “mbasi më treguan se i moshuari ishte rrëzuar ndaj dhe ju kërkova të njoftonin agjencinë funerale”

Një ish-punonjëse që ka punuar si infermiere, në kushtet e anonimitetit tregon për Top Channel mbas krimit se cilat janë kushtet aty.

Ish infermierja: Kam pasur pozicionin e infermieres, por jo të gjitha ishin të licensuara. Merreshin në punë edhe nëse kishin bërë një shkollë për infermieri dhe kaq. Të moshuarit nuk seleksionoheshin, një një familjar sillte një të moshuar e merrnin direkt. Kapaciteti ishte plot, kishte raste kur vendosnim për të fjetur dy pacientë në një krevat gjatë natës. Me turnin e natës ka dy infermiere dhe është e pamundur që të kontrollojnë të gjithë pacientët, ndërsa rregulli është që çdo i moshuar duhet kontrolluar çdo një orë gjatë natës.

Pse i lidhnin të moshuarit?

Ish-infermierja: Nuk është e lejuar, familjarët nuk e dinë sepse nuk do t’a linin babain ose në atë gjendje. Shumë pacientë që ishin të pamenaxhueshëm, ata që ndodheshin në katin e infermierisë na vinte urdhër që t’i lidhnim sepse i gjenim të rrëzuar apo të vrarë.

Por i vetmi institucion që duhet të kontrollojë qendrat publike dhe jo publike për të moshuarit është Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, që o kontaktuar nga TCH nuk pranoi të prononcohet, nëse mbas ngjarjes ka nisur apo jo kontroll në këtë qendër.

Ish-infermierja: Sa kam qenë unë asnjë nga institucionet nuk ka ardhur për kontroll. Higjeëna, ushqimi dhe personeli duhej kontrolluar. Ushqimi nuk ishte i cilësisë së lartë. Gjatë natës pacientët ngriheshin dhe kërkonin bukë sepse konsumonin zakonisht përshesh me qumësht dhe kos. Disa prej tyre ushqeheshin nëpërmjet shiringës. Konsumonin edhe bukë me vezë dhe djathë përgjithësisht. Kushtet ishin deri diku të mjerueshme, higjena është zero.

Ka vetëm një grafi të kryer nga KLSH mbi azilet në Shqipëri dhe ai rekomandon mjaft ndryshime që nga kujdestarët deri tek paketa ligjore që duhet ndërhyrë.

Related Posts

NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër

NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër

Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve Afër Tokës (NEO), i cili përdor observatorë në mbarë botën për të dalluar objekte hapësinore…

Tr*nditet vendi me mijëra shqiptarë, vd*es në aksident 29-vjeçari shqiptar

Tr*nditet vendi me mijëra shqiptarë, vd*es në aksident 29-vjeçari shqiptar

Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori…

Hamasi: Po përgatitemi për një luftë të gjatë me Izraelin

Hamasi: Po përgatitemi për një luftë të gjatë me Izraelin

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar përgëzoi grupin rebel Houthi të Jemenit për sulmin me raketa ndaj Izraelit dhe tha se i dërgoi një mesazh armikut të tyre,…

Përtej kufijve të jetës dhe vdekjes, shkencëtarët zbulojnë “gjendjen e tretë” të qelizave

Përtej kufijve të jetës dhe vdekjes, shkencëtarët zbulojnë “gjendjen e tretë” të qelizave

Shumica e njerëzve bien dakord se ka dy faza kryesore në përvojën e organizmave të gjallë: jeta dhe vdekja. Natyrisht, midis këtyre dy gjendjeve ka shumëçka që…

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga numri i kërkesave azil për…

Kryente krime duke u kamufluar si turist, shqiptari përfundon në prangat e autoriteteve italiane dhe dëbohet

Kryente krime duke u kamufluar si turist, shqiptari përfundon në prangat e autoriteteve italiane dhe dëbohet

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Siç raportohet shqiptari hiqej si turist dhe jetonte nëpër hotele. Gjithashtu i riu shqiptar është denoncuar nga qytetarët….