Tronditje pas sulmit me tre viktima në Solingen të Gjermanisë - Lajme

Tronditje pas sulmit me tre viktima në Solingen të Gjermanisë

GJERMANI- 650-vjetori i themelimit të qytetit të Solingenit do festohej me “Festivalin e Diversitetit” gjatë gjithë fundjavës, por përfundoi me tmerr. Tre persona vdiqën nga një sulm me thikë. Policia ende kërkon agresorin.

Tronditje në Gjermani pas sulmit me thikë në një festë në qytetin e Solingenit, ku si pasojë humbën jetën tre persona e u plagosën tetë të tjerë. Solingen donte të festonte 650-vjetorin e themelimit me “Festivalin e Diversitetit”, por ai përfundoi me tmerr.

Kancelari, Olaf Scholz foli të shtunën në mëngjes për herë të parë pas sulmit. “Sulmi në Solingen është një ngjarje e tmerrshme që më trondit shumë. Një vrasës vrau brutalisht disa njerëz”, shkroi ai platfomën X, dhe bisedoi në telefon me kryebashkiakun e Solingenit, Tim Kurzbach. “Ne mbajmë zi për viktimat dhe qëndrojmë pranë të afërmve.” Politikani socialdemokrat iu uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “Vrasësi duhet të kapet shpejt dhe të ndëshkohet me ashpërsinë më të plotë të ligjit”, kërkoi Scholz.

Edhe presidenti, Frank-Walter Steinmeier shprehu tronditjen e tij. “Akti i tmerrshëm i Solingen më trondit, na trondit, ai trondit të gjithë vendin”, shkroi presidenti gjerman në platformën X. “Ne mbajmë zi për ata që humbën jetën dhe lutemi për të plagosurit, që me gjithë zemvr iu uroj forcë e shërim të shpejtë.” Steinmeier kërkoi të qëndrojmë të bashkuar kundër urrejtjes dhe dhunës.

“Më thyhet zemra”

Kryeministri landit Renani-Veriore Vestfali, Hendrik Wüst dhe kryetari i bashkisë së Solingen, Tim Kurzbach u shprehën mjaft të tronditur. “Ne të gjithë donim të festonim përvjetorin e qytetit tonë së bashku dhe tani duhet të mbajmë zi për vdekjet dhe të plagosurit. Më thyhet zemra që pati një sulm të tillë në qytetin tonë. Kam lot në sy, kur mendoj për ata që humbëm, lutem për të gjithë ata që ende po luftojnë për jetën e tyre”, shkroi Kurzbach në Facebook.

Edhe zëvendës kancelari Robert Habeck (Të Gjelbërit) e dënoi sulmin në një festival të qytetit në Solingen ku tre persona humbën jetën. Habeck tha të shtunën se “lajme të këqija, më të këqijat” kanë ardhur nga qyteti Solingen. “Dhuna ndaj njerëzve që thjesht donin të festonin me gëzim është thellësisht e dënueshme”, tha Habeck dhe pret nga policia të bëjë gjithçka që mundet për të gjetur autorin sa më shpejt të jetë e mundur.

Autori në arrati – Policia vlerëson regjistrimet e qytetarëve

Policia e ka kategorizuar sulmin si “sulm terrorist”, por ende nuk e di saktësisht, se kush ishte agresori, nëse ka vepruar i vetëm apo ka pasur aleatë. Me një aksion të gjerë, policia është ende në kërkim. Policia kërkon të mos ketë spekulime, si në mediat sociale, për pamjen e një arabi, dhe nuk mund të konfirmojë, nëse agresori ishte arab. Sipas informacioneve të tagesschau, policia shpreson, tek njerëzit që kanë filmuar me celularët e tyre gjatë koncertit në Fronhof dhe mund të kenë regjistruar pa dijeninë e autorit. Policia tashmë ka “pjesë të ndryshme të enigmës, por ato ende nuk përshtaten së bashku,” shkruan tagesschau./ DW

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……