Tutoret kineze shfrytëzonin dhe kërcënonin eskortat në Tiranë: 15 mijë euro për t’u larguar nga puna - Lajme

Tutoret kineze shfrytëzonin dhe kërcënonin eskortat në Tiranë: 15 mijë euro për t’u larguar nga puna

Detaje të reja janë zbardhur nga rrjeti i prostitucionit në Tiranë, i organizuar nga dy gra kineze.

Njëra prej organizatoreve, Yhong Yang, 52 vjeçe, banore në Tiranë, është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtorja e saj, një 38-vjeçare nga Kina, është shpallur në kërkim.

Të dyja gratë rekrutonin vajza nga Kina dhe Filipinet përmes rrjeteve sociale, duke u siguruar viza pune dhe leje qëndrimi. Vajzat akomodoheshin në banesa me qira në zona të ndryshme të Tiranës, ku realizoheshin fotografi erotike për t’u reklamuar në faqen “Escort Tirana.” Ato më pas shfrytëzoheshin për prostitucion me tarifa që varionin nga 150 deri në 300 euro.

Kur vajzat kërkonin të largoheshin nga rrjeti, ato përballeshin me kërcënime dhe dhunë, përfshirë kanosjen ndaj familjarëve. Në një rast, 38-vjeçarja e shpallur në kërkim mori një shumë prej 15 mijë euro nga njëra prej vajzave që kërkonte të largohej.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 4500 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal, një laptop, tre celularë, dy pasaporta dhe tre fletore me shënime.

Ndaj dy grave janë ngritur akuza penale, ndërsa shtatë vajzat e rekrutuara nga Kina dhe Filipinet u proceduan penalisht.

Related Posts

‘Alarmohet’ Elbasani/ Zhduken tre fëmijë të mitur nga qendra sociale, policia vihet në kërkim

‘Alarmohet’ Elbasani/ Zhduken tre fëmijë të mitur nga qendra sociale, policia vihet në kërkim

Tre fëmijë të mitur janë zhdukur nga një qendër sociale në Elbasan. Ka qenë përgjegjësi i kësaj qendre, 37-vjeçari R. P., që ka kallëzuar në polici se…

Vajtimet për Gertin, nuk përmbahet Murrizi: Hipokrizi e pështirë nga njerëz që as e njihnin, bëjnë romane prekëse!

Politikani demokrat Myslim Murrizi ka bërë një reagim për të gjithë ata që kanë shkruar “romane” për ikjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, duke i konsideruar hipokrizi…

Gjatë funeralit, rrufeja goditi papritmas arkivolin. Ajo që ndodhi më pas është e pabesueshme !!

Gjatë funeralit, rrufeja goditi papritmas arkivolin. Ajo që ndodhi më pas është e pabesueshme !!

Gjatë funeralit, rrufeja goditi papritmas arkivolin. Ajo që ndodhi më pas është e pabesueshme!! Video me poshte! Hap dhe SHlK0!

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…