Vapa raskapitëse/ Si do të jenë ditët e fundit të muajit gusht? Flet meteorologia e njohur - Lajme

Vapa raskapitëse/ Si do të jenë ditët e fundit të muajit gusht? Flet meteorologia e njohur

Meteorologia Tanja Porja bëri një parashikim të motit për këtë fundjavë, por edhe ditët e fundit të muajit gusht.

“Vranësirat dhe reshjet e izoluara nuk do të mungojnë, por termometri do të shkojë në vlera të larta deri në 38 gradë celsius. Këto kushte do të vijojnë edhe gjatë së shtunës e të dielës, ndërsa qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Shkodra. Në zonat malore termometri do të shënojë deri në 34 gradë celsius. Temperaturat e natës dhe të mëngjesit do të mbesin të larta”, parashikon në A2 CNN meteorologia Tanja Porja.

Porja thekson se lagështia e ajrin i bën edhe më mbytëse këto ditë të fundit të gushtit. “Fakti që diferenca e maksimumit me minimumin e temperaturave është i ulët tregon se ka prezencë të shtuar të lagështisë në ajër, kjo e bën ajrin shumë mbytës, problematik. Megjithëse ka vranësira, në momentet kur dielli shfaqet është shumë e vështirë të ecësh në rrugë”.

Por si do të jenë ditët e fundit të gushtit dhe ato të para të shtatorit?

“Do të jetë një fundgushti i paqëndrueshëm me vranësira të izoluara. Por kjo situatë do të jetë edhe në ditët e para të shtatorit. Deri nga data 9 apo 10 shtator, ne presim të paktën 3 ditë me reshje, ku 2 prej të cilave do të përfshijnë të gjithë territorin. Dyshohet të ketë rrebeshe, e stuhi”, u shpreh Tanja Porja

Related Posts

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze

Rama rrit pensionet me 400 lekë dhe bën “shefe” sahanlëpirësen me syze Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 20:40 Share Share Rama rrit pensionet me…

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Zbuloni kush janë 7 tiparet që dallojnë një person të fortë emocionalisht

Tiparet që i dallojnë njerëzit e fortë emocionalisht nuk kanë të bëjnë fare me ashpërsinë e karakterit, as me papërkulshmërinë apo tendencën për t’iu imponuar të tjerëve….

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi…

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Atentat shqiptarit në Greqi, e qëllojnë 6 herë teksa ecte në këmbë

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur…

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Psikiatri i njohur zbulon arsyen madhore pse s’pi alkool

Një psikiatër i njohur ka ndarë arsyet pse ai nuk pi alkool, duke u bazuar në përvojën e tij me pacientët. Dr. Daniel Amen, i cili gjithashtu…

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Si jevgjit…”- Gazetarja Alma Çupi ofendon komunitetin rom e egjiptian! Rike Roçi reagon ashpër: Injorante, boll!

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të……